Arrestimi i tij tensionoi ndjeshëm marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, deri në pikën ndërprerjes së marrëveshjeve të rëndësishme si ajo e avionëve luftarakë F-35. Por këtë të premte drejtësia turke urdhëroi lirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, 2 vjet pas arrestimit të tij me akuzën se mori pjesë në tentativën për grusht shteti ndaj presidentit Erdogan.

Gjykata e Izmirit e dënoi me 3 vjet burg, 2 prej të cilave Brunson i kishte shlyer gjatë procesit të tejzgjatur, kësisoj u vendos se ai e kishte shlyer dënimin e tij në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Një zgjidhje e mesme kjo për të mos pranuar arrestimin e padrejtë të tij, komenton CNN.

Presidenti Donald Trump reagoi përmes Twitter-it, duke njoftuar kthimin e Branson në shtëpi. Marrëdhëniet e ngrira Uashington – Ankara që shkaktoi arrestimi i pastorit amerikan morën një kthesë të rëndësishme në takimin e fundit mes Trump dhe Erdogan, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Tv Klan