Turqia, në karantinë gjatë gjithë Qershorit


Turqia, në karantinë gjatë gjithë Qershorit

12:00 01/06/2021

Vendi do të jetë në karantinë pas orës 22:00, prioritet vaksinimi i popullsisë

Ndryshe nga vende të tjera që kanë lehtësuar masat për t’i dhënë frymë turizmit, Turqia gjatë muajit Qershor do të jetë në izolim të pjesshëm. Nga 1 Qershori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid që përfshijnë karantinë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, nga e hëna deri të shtunën, ndërsa të dielave qytetarëve nuk u lejohet që të dalin nga shtëpia, veç atyre që e kanë të domosdoshme.

Edhe lokalet dhe restorantet lejohen që të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00, duke respektuar distancën, ndërsa mund të punojnë deri në mesnatë me shërbimin delivery. Gjatë këtij muaji do të mungojë edhe jeta e natës pasi klubet dhe diskot do të qëndrojnë të mbyllura. Ndër masat e reja të publikuara nga autoritetet është edhe lejimi i organizimit të dasmave, por me një numër të reduktuar pjesëmarrësish. Gjatë këtij muaj Qershor do t’i jepet prioritet vaksinimit.

Priten ngarkesat e tjera me doza nga kontratat me Pfizer, Sinovac dhe Sputnik ndërsa deri tani në vend janë imunizuar vetëm 15% e popullsisë. Në 1 Korrik do të vendosen masat e reja dhe pritet të shihet nëse në dy muajt e tjerë të verës do t’i jepet prioritet turizmit.

Klan News






Të ngjashme