Të plagosurit e familjes Gjoka sillen në Tiranë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e kësaj të dele në një hotel në Velipojë të Shkodrës ka pasur përmasa shumë të forta. Siç duket nga këto pamje, shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, aq sa ka shkatërruar çdo gjë.

Kati i parë i hotelit, ku ishte edhe restoranti është shkatërruar plotësisht. Atje kanë mbetur vetëm rrënojat, tavolina e të djegura dhe xhama të thyera. Autoritetet kanë mundur që të neutralizojnë zjarrin dhe ajo që dallohet nga pamjet është vetëm tymi që lëshohet pas djegies.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë objektet kanë dalë në pjesën e oborrit të ndërtesës. Pasojat mund të ishin edhe më të rënda pasi siç duket edhe nga pamjet, ka bombola që fatmirësisht kanë mbetur pa shpërthyer dhe janë nxjerrë jashtë në kohë nga zjarrfikësit.

Nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të familjes Gjoka. Alketa Gjoka, 40 vjeçe; Danjela Gjoka, 19 vjeçe; Klarisa Gjoka, 15 vjeç dhe Enriko Gjoka, 12 vjeç janë dërguar në spital dhe siç raporton Klan News ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ata janë pjesëtarë të familjes që ka në zotërim hotelin. Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë./tvklan.al