Ditën e sotme, rreth orës 14:10 në spitalin Rajonal të Vlorës është paraqitur 34-vjeçari, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.12.2021, rreth orës 14:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al