Një adoleshente

britanike është lënë me kafkë të thyer dhe dëmtim të përhershëm të trurit, pasi

i dashuri i saj e rrahu në mënyrë barbare. Megan McPartlin, 18 vjeç, ka folur për

plagët e tmerrshme të shkaktuara nga ish- i saj Aaron Worthington, 23 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi për festat e fundvitit tek ajo ishte duke festuar në momentin kur e Aaron goditi.

Megan ra pa ndjenja në tokë dhe mori tre plagë në kokë, dëmtime në syrin e djathtë si dhe mpiksje gjaku në tru.

U deshën 5 orë

kohë që kirurgët të hiqnin copat e kafkës së saj të thyer dhe ta zëvendësonin

atë me një pllakë metalike, duke shpëtuar jetën e saj. Shtatë muaj më vonë, ajo

thotë se ende ka ende dhimbje dhe  ndjen

vidat metalike në kokën e saj.

Ajo beson se është ‘me fat që është gjallë’, por dëshiron që viktimat e tjera të marrëdhënieve abuzive të dinë se ‘ka dritë në fund të tunelit’. Duke kujtuar sulmin brutal në shtëpinë e tyre në Chorley, Lancashire, ‘Ishte ora 5:00 e ditës së Vitit të Ri dhe ne do festonim. Ai më goditi me një mjet të fortë dhe më pas nuk mbaj mend gjë. Nuk më dërgonte në spital, pasi mendonte se nuk kisha asnjë gjë. Ishte fqinji im ai që mori ambulancën në telefon”, ka rrëfyer ajo për median britanike “Metro”.

Worthington është arrestuar disa orë më vonë pasi familja e Megan telefonoi policinë. /tvklan.al