Ministrja Evis Kushi mirëpret Zëvendësministren e re Bora Muzhaqi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mirëpritur Zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.

Gjatë këtij takimi Kushi ka falenderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.

Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses Zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.

“Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku”, nënvizon Kushi në statusin e saj në Facebook./tvklan.al