Policia ka arrestuar një 36-vjeçar me inicialet Sh. S. në Vaun e Dejës pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri teksa lëvizte në Fshat të Ri.

Sipas asaj që njofton policia në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” është bërë i mundur arrestimi i 36-vjeçarit banues në Shkodër, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet.

Blutë pavarësisht tentativave të tij për tu larguar, e kanë ndaluar menjëherë dhe me vete i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, po kryhen në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”.

Me armë zjarri me fishek në fole, lëvizte në Fshat të Ri, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehrin dhe fishekët.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore që sigurohet në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për shtetasit që mbajnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Sh. S., 36 vjeç, banues në Shkodër.

36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet. Ai është kapur dhe ndaluar menjëherë dhe me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al