Arrestohet nga policia shkaktari i ngjarjes

Ka ndërruar jetë një nga dy këmbësorët që u përplas nga një automjet mbrëmjen e djeshme në Unazën e Fierit.

67-vjeçari Ilirjan Merdanaj nuk u mbijetoi dot plagëve edhe pse u dërgua me urgjencë në spital.

I moshuari ishte duke kaluar në vijat e bardha me bashkëshorten e tij, kur u aksidentuan.

Gruaja ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka arrestuar shoferin pas ngjarjes.

Edhe policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e makinës që përplasi në trotuar dy gra, pasi humbi kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë në zonën e Unazës së Re.

Tv Klan