te larguaritPolicia e Tiranës nuk i ka lejuar punonjësit e të larguarit nga administrata publike që të protestojnë për të informuar  komisonerin europian Stefan Fyle, mbi mënyrën si ata janë pushuar nga puna. Në një deklaratë për shtyp shoqata për mbrojtjen e  punonjëve te larguar nga administrate, e cila thotë se përfaqëson 5 mijë të pushuar nga puna, bëri të ditur se leja e tyre për të protestuar është refuzuar.

Qeveria refuzon në mënyrë sistematike të dëgjojë zërin tonë. Por ne nuk do të ndalemi. Jemi të bindur se z.Fyle do ta dëgjojë zërin tonë, dhe ne do të arrijmë t’ia bëjmë atij të ditur kërkesat tona.

Të larguarit nga administrata kishin kërkuar që protestën ta zhvillonin para hotelit ku po mbaheshin bisedimet e nivelit të lartë. Por në pamundësi, ata iu bashkuan protestës së drejtuesve të furgonëve.