Ky është 41-vjeçari Flodian Plaku i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Gentjan Bejtjes. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mundur të sigurojë foton e autorit të dyshuar nga Vlora, i cili njihej gjithashtu edhe me emrat Flodian Serjani dhe Flodian Mamo.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg, por për shkak se nuk është gjetur dot ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Plaku akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Gentjan Bejtja
Gentjan Bejtja

Kujtojmë se në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjes janë arrestuar më herët Edison Haxhiu (për sigurim kushtesh për vrasje) dhe Ilir Beqaraj. Për Beqarajn, i cili përdor edhe dy emra të tjerë është rikualifikuar vepra penale. Edhe atij i është shtuar vepra penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim./tvklan.al