Policia e Sarandës ka proceduar penalisht 2 të plagosurit, të cilëve një ditë më parë gjatë peshkimit të paligjshëm u shpërtheu dinamiti.

Policia tha në një njoftim për shtyp se janë proceduar penalisht R. Llanaj dhe M.Gunella, respektivisht 45 dhe 58 vjeç, pasi ditën e Premte kanë ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit.

Pas shpërthimit të dinamitit ata u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.

“ABC news” raporton se për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 45-vjeçarin Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 58-vjeçari Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali.

Ata tani përballen me akuzat për “Peshkim i ndaluar”./tvklan.al