Ata janë vënë në pranga për shkak të vandalizmit të qendrave të votimit

Kundërshtarët e presidentit rus Vladimir Putin ndodhen në burg ose janë përzënë nga Rusia, por kjo nuk ka penguar qytetarët rusë të shprehin zemërimin e tyre përmes formave të ndryshme në këto zgjedhje. Në disa qendra votimi u vu zjarr siç edhe shihet në këto pamje ku ndër në të tjera u hodh edhe bojë, në disa qendra të tjera votimi është hedhur molotov.

Personat përgjegjës për këto incidente janë vënë në pranga dhe sipas BBC ka disa të arrestuar nga autoritetet ruse. Votimet po mbahen edhe në zonat e pushtuara të Ukrainës nga Moska, një lëvizje e cila është kritikuar nga  Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Këto zgjedhje janë mashtrim për një të vërtetë të thjeshtë. Nuk mund të bësh zgjedhje legjitime në vendin e dikujt tjetër. Këto zgjedhje janë shkelje e Kartës së OKB-së dhe mashtrim, asgjë më shumë. ”

Vladimir Putin akuzoi Ukrainën të premten se po përpiqet të prishë zgjedhjet presidenciale në Rusi , të cilat praktikisht do t’i japin atij 6 vite të tjera në krye të Kremlinit. Perëndimi e sheh Putinin si një kriminel lufte, por konfilkti në Ukrainë e ka ndihmuar liderin rus të forcojë kontrollin e tij mbi pushtetin dhe të rrisë popullaritetin tek qytetarët.

Klan News