Edhe pse është në një proces gjyqësor me UEFA-n dhe nuk u lejua të luajë në kompeticionet europiane për këtë sezon, Skënderbeu është skuadra me koeficientin më të lartë nga klubet shqiptare.

UEFA publikoi renditjen për sezonin 2018-2019. 51 vende më poshtë se Skënderbeu është Kukësi. Verilindorët që zvendësuan korçarët në Champions League dështuan në sipërmarrjen e tyre.

Në vend të 317, por i treti për nga klubet shqiptare, është Partizani që ndiqet nga Laçi në vendin e 338. Në rang kontinental, kjo renditje kryesohet nga Real Madrid, që ndiqet nga Bayern Mynih dhe Barcelona.

Tv Klan