6 raste me Covid në Tiranë, Durrës dhe Mat

88 vjeç ishte viktima e fundit nga Covid-19 në vendin tonë. Pacienti ndërroi jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë. Shkaku i humbjes së jetës sipas mjekëve ishte arresti kardiak pas vështirësive në frymëmarrje. I moshuari vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe anemia.

Qershori ka sjelle rënie të rasteve të reja me koronavirus, por mes të prekurve ka edhe personel shëndetësor.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga të cilët një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat”.

Edhe numri i të sëmurëve në spitalin Covid në kryeqytet ka shënuar rënie në 24 orët e fundit.

“Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në Spitalin Infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Që prej fillimit të epidemisë janë infektuar 1143 persona me Covid-19, prej të cilëve 877 janë shëruar ndërsa 233 persona janë aktivë me Covid-19.

Tv Klan