Bukuroshja Angela Martini ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Prej dy vitesh ajo është martuar me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Ata vendosën ta celebronin këtë moment të rëndësishëm të tyre në një ceremoni të vogël në Las Vegas. Modelja nga Shkodra rrëfeu në Tv Klan se ndoshta shumë shpejt do të dëshironte të kishte një fëmijë.

Por ajo tregoi se për këtë fazë të jetës do që të jetë e përgatitur dhe fëmijës t’i japë energjitë maksimale.

“Ndoshta po, por unë për shembull nuk jam që të martohem dhe të bëj fëmijë. Unë i dua fëmijët, por dua të jem gati se është e thjeshtë të bësh fëmijë, por unë dua ta rris tamam. Më duhet energjia ime që ta rris atë fëmijë. Dua të jem e përgatitur. Nuk dua që fëmija im të rritet me gjëra normale ça mësojnë në shkollë. Gjëja e parë që do i mësoj fëmijës tim është pse i ndjejmë këto mendime? Nga vjen ankthi, frika, nga vjen dashuria? Ne shkojmë në shkollë dhe askush nuk të thotë nga ke ardhur, ça është puna jote në këtë botë e ku do të shkosh. Unë kam pasur shumë ankth me këto pyetje në jetën time dhe do kisha dashur t’ia mësoja edhe fëmijës tim”, tha Angela Martini. /tvklan.al