Balerinën e njohur shqiptare, Adel Lami, e kemi parë të realizojë projekte të ndryshme. Së fundmi, në bashkëpunim me balerinë të tjerë, ajo ka realizuar “Unë qaj shqip në çdo vend të botës”, një video sensibilizuese artistike lidhur me situatën e Covid-19.

Adel ka vendosur të jetojë përfundimisht në Amerikë ku angazhohet në projekte të ndryshme, siç ka qenë  “The real dirty dancing”.

Rudina: Vetëm pak ditë më parë ke publikuar një video mjaft interesante në të cilën shfaqesh ti së bashku me kolegë të tu balerinë, në vende të ndryshme të botës …si lindi si ide dhe projekt na trego diçka më tepër? Nga cilat vende erdhën këto video të tyre?

Adel Lami: Në njihemi që në klasë të 5-të. Ne kemi përfunduar Shkollën e Baletit bashkë. Unë gjatë gjithë kohës që isha në shtëpi po punoja, ngjitesha në tarracë, kërceja në rrugë, pastaj mendova t’i telefonoj dhe u thashë pse nuk bëjmë një projekt, jemi të gjithë balerinë, të gjithë artistë, po na ha nga brenda kjo periudhë që nuk mundemi të kërcejmë në skenë. Dy prej tyre janë në Itali, Jora Hodo ishte në Romë, Arbri ishte në Bregamo dhe Redi Shtylla ishte në Francë. I kontaktova u shash bëni një video, kudo ku të jeni. Njëri ishte në hotel, në karantinë. Dikush ishte në shtëpi, njëri e ka bërë në ballkon. U thashë bëjeni, do të jetë shuam e bukur. Ne shqiptarët jemi bashkë, siç jemi në gëzim, edhe në dhimbje në shqiptarët jemi bashkë, sidomos artistët dhe doli diçka shumë e bukur. Unë e kam shuam për zemër.  Unë kërceva në “Times Square” vetë, atë ditë po binte shi, nuk besoj se do të kem më mundësinë të kërcej në “Times Square” bosh në jetën time.

Adel Lami tha se njerëzit dhimbjen ne e shprehin me anë të trupit, kështu që “realisht ne qajmë në shqip”.

Ka disa mënyra se si mund të qash në çdo gjuhë tjetër të botës, por ngaqë është gjuha jonë, ndjesia jonë, pasioni jonë, e qara në shqip është ndryshe. Qoftë edhe gëzimi, edhe dhimbja…Ne edhe kur kontaktojmë me njerëz të tjerë këtu e nëse unë i them se jam shqiptare, ata thonë se bën sens. Është natyra jonë shumë pasiononte shqiptare që edhe emocionin e shprehim ndryshe. Mendoj se edhe ajo e qara në shqip, në gjuhën e mëmës, dhemb ndryshe dhe ndjehet ndryshe.”/tvklan.al