United del nga gara për Ronaldon



United del nga gara për Ronaldon

12:40 19/04/2021

“Djajtë” nuk përmbushin pritshmëritë e portugezit, ofrojnë 17 mln Euro në sezon

E ardhmja e Cristiano Ronaldo vijon të jetë në pikëpyetje të mëdha. Sulmuesi portugez është në dilemë për karrierën e tij, teksa në mendjen e tij duket të jenë 2 ide.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ronaldo është në dilemë për të zgjedhur të qëndrojë në Torino sipas kontratës apo të kërkojë një destinacion të ri. Shumë skuadra kanë shfaqur interes për të, por duket se Manchester United mbetet pas, të paktën për momentin.

Kjo për shkak se “Don Balon” shkruan se “Djajtë e kuq” i kanë ofruar shumë pak para, pasi besohet se anglezët janë gati t’i ofrojnë vetëm 17 milionë Euro në sezon, thuajse gjysmën e asaj që merr aktualisht. Shifër ndoshta e ulët krahasuar me pretendimet e Ronaldos.

Pavarësisht se është në fund të karrierës, 35-vjeçari  nuk i zbeh ambiciet dhe kush skuadër e dëshiron duhet t’i japë Ronaldos të paktën 20 milionë Euro në vit, ose në të kundërt do të mbetet te bardhezinjtë të paktën edhe për një vit. Skuadra të tjera të interesuara për shërbimet e Ronaldos janë PSG dhe Real Madrid, por deri më tani asgjë konkrete.

Klan News







Të ngjashme