Ura u rrezikon jetën banorëve



Ura u rrezikon jetën banorëve

13:34 24/02/2021

Dëmtohen këmbët e betonit dhe mungojnë mbrojtëset anësore

Këto pllaka përkujtimore tregojnë rrezikun që paraqet ura e vjetër mbi lumin Shkumbin në Peqin.

Këmbët e urës që dikur ndodheshin disa metra nën nivelin e shtratit të lumit tani kanë dalë në sipërfaqe. Disa prej tyre nuk kanë më as bazament.

Asfalti dhe lidhjet prej betoni kanë pësuar çarje. Mbajtëset anësore thuajse nuk ekzistojnë. Pavarësisht gjendjes së urës, banorët e zonës lëvizin jo vetëm në këmbë por edhe me makina.

Ata thonë se e kanë të nevojshme të kalojnë këtu.

“Është një urë që lidh gjithë fshatrat”, “ Kalojmë shumë herë këtu, rrezikojmë shumë”, “Kemi frikë se i shohim kolonat poshtë,” janë shprehur disa nga banorët e zonës.

Kjo urë që lidh Peqinin me fshatin Gjoçaj në Lushnjë u ndërtua në vitet 80. Pavarësisht kërkesave të banorëve ura nuk i është nënshtruar ndonjë rikonstruksioni.

Klan News







Të ngjashme