Uragani Isaias ka përparuar në Karolinën e Veriut dhe është duke iu drejtuar bregdetit lindor të SHBA.

Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë. Në Karolinën e veriut dëmet janë më të mëdha, pasi uragani shkaktoi përmbytje dhe zjarre, që zhvendosën shumë njerëz si dhe dhjetra banesa u shkatërruan.

Dy njerëz vdiqën kur stuhia krijoi një tornado që goditi një park në Karolinën e Veriut. Një tjetër vdiq në Pensilvania, kur automjeti i tyre u kap nga uji dhe u përfshi në rrjedhën e poshtme.

Dy të tjerët u vranë duke rënë pemë të rrëzuara nga stuhia në Maryland dhe Neë York City dhe një person i gjashtë vdiq në Delaware kur mbi to ra një degë peme”, thanë autoritetet.

Isaias shkaktoi erëra të larta forta deri në 65 km / orë më shumë se 18 orë pas kalimit në bregdet, në orët e vona të së martës në mbrëmje, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Kërcënimet për përmbytje nga Siaias tashmë po shkojnë drejt bregdetit të Floridas. Mediat vendase kanë raportuar se SHBA po mbyll plazhe dhe parqe në përgatitje të mbërritjes së saj.

Kryetari i bashkisë së Miamit, Carlos Gimenez konfirmoi se 20 qendra evakuimi ishin në gatishmëri që mund të ngrihen, duke respektuar edhe masat e sigurisë kundër Covid-19.

Njerëzit të cilët janë të infektuar me koronavirusin e ri dhe kanë nevojë të evakuohen do të izolohen në klasa, duke i ndarë ata nga popullata e përgjithshme”, tha Gimenez.

Klan Plus