Basha: Qeveria të rimbursojë paketën, shkon mbi 1200 euro

Urdhri i Farmacistëve ngre shqetësimin se në treg qarkullojnë ilaçe të pasigurta që hyjnë në mënyrë të paligjshme dhe që po përdoren për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid-19. Në një takim që patën me kreun e opozitës, Lulzim Basha  ata thanë se këto barna nuk janë pjesë e protokollit kanë një kosto të papërballueshme.

“Për antiviralët ka probleme ka mungesa. Në treg po qarkullon një antiviral gjerësisht, i cili nuk vjen në mënyrë të ligjshme në Shqipëri, por vjen kontrabandë. Mbi 200 euro ka qenë një kuti me 10 tableta. Është një bar që nuk duhet ta përshkruajnë dhe farmacitë nuk kanë të drejtë ta tregtojnë”.

Këtij shqetësimi që rëndon xhepat e qytetarëve, Basha tha se qeveria duhet t’i japë zgjidhje përmes rimbursimit të paketës së ilaçeve për të prekurit nga Covid-19.

“Mesatarisht paketa shkon 600 mijë lekë për pacientë, një shumë kjo e papërballueshme. I bie 80% e rrogës minimale dhe shumë më shumë se pensioni në vend”, tha Basha.

Ashtu si mjekët edhe farmacistët ngritën shqetësimin për mospasjen e një protokolli anticovid.

“Protokolli i përshkrimit të barit për pacientët me covid”.

Farmacistët thanë se krahas mungesës së disa prej barnave anticovid, në treg nuk gjendet as vaksina antigrip.

Tv Klan