Presidenti Meidani uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri.

Të dashur bashkëkombës është një kënaqësi e veçantë për mua si President dhe si qytetarë i Shqipërisë që të ndodhem për pak çaste midis jush me urimin tradicional të Viti të Ri. Dëshira ime është që ky urim zemre të arrij tek të gjithë ju të dashur bashkatdhetarë, në familjet tuaja, në mjediset ku po festoni, apo po punoni dhe shërbeni.

Po aq e madhe është edhe dëshira qytetare për ta përjetuar më tej urimin, në mishërimin e tij për mbarësi dhe lumturi familjare, në konsolidimin e Shqipërisë me realizimin e punërave dhe veprave që na gëzojnë të gjithë për të ecur përpara në përmirësimin e jetës sonë, por edhe në krijimin e besimit tek e sotmja dhe e ardhmja që mund ta ndërtojmë dhe do ta ndërtojmë të gjithë së bashku.

Shqipëria në të vërtet po bëhet dhe do të bëhet më mirë. Ju ftoj të gjithëve në urimin e zemrës sa të vjetër dhe të freskët në kohë po aq të ngrohtë njerëzorë, përfshirës dhe shpresëdhënës.

Gëzuar Vitin e Ri 2002! Suksese, lumturi dhe mbarësi për të gjithë./tvklan.al