Ushtria gjermane lë të hapur mundësinë për të punësuar në radhët e saj qytetarë nga vende të Bashkimit Europian. Inspektori i Përgjithshëm i ushtrisë, Eberhard Zorn tha se ka mungesë të personelit të kualifikuar, sikurse janë mjekët dhe specialistët e IT. Gjermania synon të rrisë ushtrinë e saj me 21 mijë persona deri në vitin 2025.

Gjithashtu qeveria ka premtuar të rrisë buxhetin e mbrojtjes nga 1.2% në 1.5% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2024. Shtatë vite pas heqjes së ligjit të rekrutimit, ushtria gjermane tashmë po përballet me mungesa në personel. Dhe për të plotësuar vakancat, po shqyrton mundësinë që të punësohen qytetarë nga vendet e tjera të BE-së. Për këtë, qeveria gjermane është konsultuar me partnerët e BE-së dhe shumica prej tyre kishin reaguar me rezerva, veçanërisht sa i përket vendeve të Evropës Lindore.

Sipas ligjeve pas Luftës së Dytë Botërore, ushtria e Gjermanisë duhet të përbëhet nga ushtarë gjermanë. Sipas Eurokomisionerit për Forcat e Armatosura, Hans-Peter Bartels, rekrutimi i shtetasve të BE-së në ushtritë e vendeve të tjera të unionit është një lloj normaliteti pasi shumë prej tyre kanë dyshtetësi. /

tvklan.al