Ushtria ukrainase ka zhvilluar një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin Kiev. Lajmi është konfirmuar nga televizioni publik në Ukrainë, Suspline, duke cituar një këshilltar në Ministrinë e Brendshme.

“Nata ishte e vështirë, por në përgjithësi mund të themi se ushtria ukrainase kundërsulmoi pranë Kievit”, mësohet të ketë thënë Vadym Denysenko.

“Kemi marrë 5 tanke. Në mëngjes janë dëgjuar beteja artilerie në Kiev në periferitë e kryeqytetit. Nuk ka detaje të tjera apo informacione”, ka thënë ai.

Deri më tani, BBC thotë se nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë këto pretendime nga ana e palës ukrainase./tvklan.al