Lokomotiva Zagreb fiton falë sulmuesit shqiptar

Myrto Uzuni ishte lojtari kyç në fitoren 3 – 1 në Lokomotiva Zagreb në fushën e Gorica. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë dhe të tretë në këtë sfidë që suksesi u arrit me përmbysje.

Dy gola me kokë për Uzunin që e mban Lokomotiva në garën për kupat e Europës, madje duke patur mundësi edhe për të qenë pjesë e kualifikueseve të Champions League.

 Myrto Uzuni kështu shkon 9 gola të realizuar në këtë sezon të kampionatit kroat, duke kaluar kuotën 7 të vitit të mëparshëm. Lokomotiva Zagreb është në garë edhe në Kupën e Kroacisë ku është në gjysmëfinale me Slaven Belupo.

Tv Klan