Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë në Parlament: Shqipëria ka paguar çmim të rëndë

Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë në Parlament: Shqipëria ka paguar çmim të rëndë

19:41 12/09/2017

Rudina Hajdari, vajza e heroit të demokracisë Azem Hajdari, ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Parlament si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se është nder dhe privilegj për të që ndodhet në Parlament, duke ndjekur hapat e babait të saj.

Rudina Hajdari kërkoi nga ligjvënësit e të dyja kahëve politike që të punojnë për të ardhmen e vendit, pasi sikurse u shpreh dhe ajo, Shqipëria ka paguar çmim të madh për demokracinë.

S

hkrirja e Ministrisë së Integrimit për mua është gabim fatal. Do i shërbente anëtarësimit në B

ashkimin

E

uropian

. Ju e dini se negociatat e Kroacisë zgjatën plot 9 vjet. Ministria e Integrimit do të lehtësonte

dhe shkurtonte këtë proces.

Detyra jonë është të ndërtojmë plane mbi parime të besueshme e afatgjatë. 

Të flasësh në këtë podium është një privilegj. Shqipëria ka paguar një çmim të rëndë për demokracinë.

Mosrespektimi i Kushtetutës është mosrespektimi ndaj atyre që s’janë sot. Jam e nderuar që flas sot si e bija e Azem Hajdarit. Shpresoj të jetë një hap simbolik për mbylljen e tranzicionit shqiptar”,

tha Rudina Hajdari. /

tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori