Tiphainë Auzière shpjegon se i është dashur të durojë komente të shumta për këtë romancë

Romanca mes Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij prej kohësh ka ngjallur interes tek mediat e huaja.

Lidhur me këtë raport për herë të parë ka folur vajza e Zonjës së Parë të Francës. Në një intervistë për Paris Match avokatja Tiphaine Auzière thotë se lidhjen e dashurisë së nënës me nxënësin e saj e mësoi kur ishte vetëm 10 vjeç ndërsa dy vëllezërit e saj ishin më të mëdhenj.

Brigitte ishte ende e martuar, kështu që, sipas vajzës së saj, të tre fëmijët u duhej të duronin komentet e vazhdueshme të bëra mbi këtë marrëdhënie të cilat një pjesë e tyre thotë se janë dashakeqase.

“Sulmet, përgojimet, gjykimet. Nuk ishte ende epoka e rrjeteve sociale, por ishim në një qytet të vogël provincial. Gjithçka dihej”, thotë ajo.

Ndër të tjera ajo shpjegon se ishte shumë e mërzitur që babai i saj u detyrua të linte shtëpinë e familjes në vitin 1994, edhe pse ai nuk u divorcua nga Brigitte deri në vitin 2006.

Romanca e tyre detyroi prindërit e Macron ta dërgonin atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen e tij ishte e madhe. Në një intervistë  të hershme 70-vjeçarja shpjegonte se gjatë qëndrimit në Paris Macron do të ‘binte në dashuri me dikë të moshës së tij’, por kjo nuk ndodhi.

Klan News