Vajza e shefit të policisë filmohet në festë duke thyer rregullat anti-covid



Vajza e shefit të policisë filmohet në festë duke thyer rregullat anti-covid

22:25 21/01/2021

Vajza 19-vjeçare e ndihmës shefit të policisë së Cumbria në Angli është filmuar duke marrë pjesë në një festë në shkelje të rregullave anti-covid.

Amy Slattery shihet duke kërcyer me studentë të tjerë të Universitetit të Leeds, ku askush nuk mban maska dhe nuk respektohet distanca fizike.

Nga ana tjetër, babai i saj polic, që njëkohësisht është edhe kryetar i grupit të koordinimit strategjik kundër Covid-19, ka bërë vazhdimisht thirrje për të evituar të tilla evente dhe për të respektuar rregullat e pandemisë.

Një ditë pas kësaj feste, ka reaguar edhe Universiteti i Leeds, ku njoftonte se disa studentë shkelën rregulloren duke organizuar festime dhe duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Leeds është një nga qytetet më të goditura nga Covid-19 në Angli, ku më shumë se 1 mijë persona kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë.

Po kështu, edhe numri i infektimeve në shumë zona të qytetit është mbi nivelin mesatar të infeksioneve. Universitetet janë konsideruar një faktor kryesor në përhapjen e virusit. Këtu ndikon edhe lëvizshmëria e studentëve nga njëri qytet në tjetrin. Dhe sipas statistikave, nivelet e infeksionit rriten shpesh në zonat ku ka numër të lartë të studentëve. /tvklan.al







Të ngjashme