Vajza nuk pranon të largohet nga arkivoli i të atit

Vajza nuk pranon të largohet nga arkivoli i të atit

21:14 07/01/2020

Pamjet prekëse në varrimin e 36-vjeçarit

Vajza e vogël e një zjarrfikësi i cili mbeti i vrarë teksa luftonte me flakët në Australi, mbante helmetën e tij në kokë dhe refuzoi të largohej nga arkivoli i të atit, gjatë varrimit të mbajtur në një kishë në Horsley Park.

Pamjet, të cilat nuk kanë fjalë për t’u përshkruar, erdhën pak çaste pasi 1-vjeçarja Charlotte O’Dwyer pranoi medaljen e shërbimit, që iu dha pas vdekjes babait të saj, Andrew O’Dwyer, nga Shërbimi Rural i Zjarrfikëses të martën.

36-vjeçari vdiq pak para Krishlindjeve, kur makina e tij e zjarrfikëses u përmbys ndërkohë që përpiqej të shuante flakët e mëdha në Green Wattle Creek, në Buxton.

Në varrimin e babait të ri morën pjesë më qindra persona, mes tyre edhe Kryeministri australian Scott Morrison.

Kreu i zjarrfikëses, Shane Fitzsimmons, mes lotësh tha: “Charlotte duhet të dijë që babai i saj ishte një njeri i veçantë, i cili u largua vetëm sepse ishte hero. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë keqardhjen tonë, respektin dhe vlerësimin për Andrew”./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi