Ndodh rëndom që dy djem të grinden sepse pëlqejnë të njëjtën vajzë, por ky nuk është rasti. Agjencia turke e lajmeve “IHA” ka publikuar një video të dy vajzave që rrihen me njëra-tjetrën në mes të rrugës për një djalë. Ngjarja ka ndodhur në distriktin Haliliye të Provincës Shanliurfa, afër kufirit me Sirinë.

Dy nxënëset e shkollës së mesme mësohet se janë takuar me njëra-tjetrën pasi mbaruan mësimin. Pasi nuk zgjidhën asgjë me fjalë, ngatërresa për djalin që pëlqenin u kthye në një zënkë me grushta.

Shokët dhe shoqet që ndodheshin aty pranë, në vend që t’i ndanin nxorën telefonat celularë dhe filmuan zënkën. Video e vajzave që godasin dhe kapin njëra-tjetrën për flokësh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. /tvklan.al