Akuzohet se ka fshehur në formular dënimin në Itali

Ish-fituesi i zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës me akuzën e falsifikimit të formularëve.

Pas verifikimeve të Prokurorisë së Përgjithshme, ka rezultuar se Pjetri ka fshehur dënimin në itali në vitin 2003 për trafikim të lëndëve narkotike ne formularin që kishte dorëzuar në KQZ për zgjedhjet. Pjetri është dënuar nga Gjykata e Firences me 36 muaj burg dhe një gjobë prej 2 mijë Euro.

Më pas dënimi është pezulluar dhe ai është dëbuar në Shqipëri. Ai nuk kishte të drejtë të hynte në Itali deri në 2015-ën.

Në Gusht të këtij viti, Partia Demokratike denoncoi publikisht dënimin e Pjetrit në Itali për trafik droge.

Ai u dorëhoq nga mandati që fitoi më 30 Qershor si kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Tv Klan