Një i ri ka përfunduar në pranga, pasi ka tentuar të trafikojë 3 kg kanabis drejt shtetit grek. 30-vjeçari Mario Aliaj nga Fieri, u ndalua në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Ai drejtonte automjetin tip “Benz”, me targa AA 674 GA. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

droga 2

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në bagazhin e mjetit është konstatuar një valixhe, në të cilën kishte disa pako me kanabis.

Në valixhe u gjetën 5 pako me kanabis, me peshë totale rreth 3 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al