Zakonet e pirjes së duhanit dhe mosha kur ju humbni virgjërinë janë në gjenet tuaja, thonë shkencëtarët. Në rast se pini duhan rrezikoni të kaloni këtë sjellje edhe tek fëmijët tuaj.

ADN-ja nga nëna dhe babai formon karakterin varës dhe moshën që kryejnë marrëdhëniet seksuale për herë të parë.

Individët që thonë se janë ndërmarrës të rrezikut kanë më shumë të ngjarë të pinë duhan ose të kryejnë marrëdhënie që në moshë të hershme.

Dy hulumtime lidhën gjenet me sjelljet dhe deklaruan se ato janë “shkaktuar” nga atmosfera në të cilën dikush është rritur, sipas “The Sun“.

Studiuesja e shkencës së Kolegjit Emory Victoria Risner, e cila bëri ekzaminimin e pirjes së duhanit, deklaroi: “Qindra mijëra variante gjenetike krijojnë një imazh të qartë për të gjitha rreziqet trashëgimore për varësinë nga nikotina”.

Rreth shtatë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar  pinë duan dhe një e treta kanë kryer marrëdhënie seksuale deri në moshën 16 vjeç.

Profesori Rohan Palmer shtoi: “Sa më shumë që studiojmë, aq më shpejt do të arrijmë të kemi një kontroll gjenetik që mjekët mund të përdorin për të vlerësuar kërcënimin e dikujt.”

Profesor Melinda Mills i Universitetit të Oksfordit është shprehur: Lindja është një lotari gjenetike dhe gjenet tuaja janë të lidhura mirë. Ju mund të jeni varës, por nëse nuk jeni kurrë në një mjedis me tym, nuk do ta dini kurrë nëse e keni varësinë ndaj duhanit.

Gjenet gjithashtu i vendosin njerëzit në rrezik për mbipeshën, për problemet mendore ose varësinë ndaj alkoolit, zbuloi studimi. /tvklan.al