Gjatë natës ka pasur të shtëna sporadike në rajonet veriore të Maqedonisë. Ndërsa radioja maqedonase njoftoi se sot në mëngjes ka pasur shkëmbime të reja zjarri dhe UÇK-së në rajonin e Tetovës.Kurse në Kumanovë gjendja ka qenë disi më e qetë. Ndërkohë zëdhënës të ushtrisë maqedonase kanë folur sot për sukseset e arrirë nga ushtria gjatë luftimeve të djeshme kundër UÇK-së. Sipas autoriteteve maqedonase janë vearë 20 luftëtarë shqiptarë.

Por, ajo që dihet me siguri është se shumë shtëpi në fshatrat përreth janë shkatërruar gjatë bombardimit të djeshëm. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Selikovës tha nga ana e tij se gjatë bombardimeve të djeshme janë plagosur 6 civilë./tvklan.al