Vazhdon kriza e refugjatëve në Greqi – TV KLAN

Vazhdon kriza e refugjatëve në Greqi

Maqedonia ashpërson kriteret e pranimit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel thotë se “Greqia duhet të punojnë me një ritëm më të shpejtë për të pritur emigrantët”. Në një intervistë të publikuar, të dielën, në të përjavshmen gjermane “Bild Am Sontag”, Merkel tha se “Autoritetet greke duhet të kishte bërë gati prej fundit të 2015-ës, 50 mijë vendstrehime për emigrantët”.

Ndërsa ministri i Brendshëm Gjerman, Tomas de Maiziere tha se “Megjithë gatishmërinë për të ndihmuar Athinën, Berlini nuk mund t’i sistemojë  emigrantët, në mënyrë të njëanshme, direkt nga Greqia”.

Në Maqedoni, autoritetet kanë vendosur kufizime të tjera për emigrantët, të cilët po përpiqen të kalojnë kufirin, duke lejuar kalimin e atyre që vijnë nga qytetet e përfshirë nga lufta. Disa burime të policisë greke, duke kërkuar mbrojtjen e identitetit thanë se, zyrtarët maqedonas po lejojnë vetëm emigrantët që vijnë nga Alepi i Sirisë dhe po pengojnë ata që kanë ardhur nga Damasku, dhe nga Bagdadi, kryeqyteti i Irakut.

Një propozim vjen nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, i cili flet për ngritjen e një “qyteti refugjatësh” brenda territorit të Sirisë.

Tv Klan

Kategori
BotaLajmet KryesoreRajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*