Vdekja e Astorit, prokuroria kërkon burg për mjekun



Vdekja e Astorit, prokuroria kërkon burg për mjekun

13:18 03/04/2021

Misteri i vdekjes së Davide Astori vijon të jetë i madh pavarësisht se prej asaj dite kanë kaluar më shumë se 3 vite.

Ish-kapiteni ikonë i Fiorentinës la një plagë të madhe tek i gjithë opinioni sportiv dhe jo vetëm, ndërkaq që kësaj dhimbje i shtohet edhe tymnaja që dërgoi në vdekjen e tij.

Astori u gjet i pajetë në hotel në mëngjesin e 4 marsit 2018, ku mbrojtësi kishte pësuar një atak kardiak. Nga autopsia ka rezultuar se Astori vuante nga një sindromë aritmogjenike, e cila nëse do të ishte diagnostikuar më parë do kishte parandaluar vdekjen e parakohshme të futbollistit.

Prokuroria e Firencës ka nisur hetimet dhe në bankën e të akuzuarve është mjeku, Giorgio Galanti. Pas mbledhjes së fakteve, prokurori i çështjes, Antonino Nastasi ka dalë në përfundimin se është pikërisht mjeku fajtor në vdekjen e parakohshme të Astorit dhe për këtë, ka kërkuar dënimin me 1 vit e gjashtë muaj burg. Vendimi final do merret më 3 maj.

Klan News







Të ngjashme