Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se ka humbur jetën, 45 vjeçari me inicialet V.P, banues në Kuman, Fier

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al