Ai u gjet në provincën Saskatchewan pas një ndjekje disa ditore por humbi jetën si pasoje e plagëve të vetshkaktuara

I dyshuari i dytë i cili vrau me thikë 10 persona në Kanada dhe plagosi 19 të tjerë ka vdekur pasi u kap nga policia.

Myles Sanderson, 32 vjeç, kishte plagë të vetëshkaktuara kur u gjet nga policia në një autostradë në provincën e Saskatcheëan pas një ndjekjeje disa ditore. Nuk është e qartë se çfarë i nxiti vrasjet masive të së dielës së kaluar të cilat ndodhën në 13 lokacione. Të dy të dyshuarit  Myles Sanderson dhe vëllai i tij Damien, 31 vjeç aktualisht kanë vdekur.

Sipas pamjeve të incizuara, makina me të cilin ai po ikte, doli nga rruga dhe më pas u rrethua nga makinat policore në afërsi të qytetit Rostern. Zyrtarja policore Rhonda Blackmore nuk dha detaje të tjera, duke thënë se shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Para se të arrestohej nga policia, mediat në Kanada raportuan se Sanderson kishte hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe kishte marrë çelësat e veturës së saj dhe më pas, gruaja kishte kontaktuar autoritetet.

Myles Sanderson ishte përballur me akuza për vrasje.  Prindërit e vëllezërve Sanderson, i bën thirrje Myles që të dorëzohej, teksa kërkuan falje për veprimet e fëmijëve të tyre.

Klan News