Ministri rus i Emergjencave Yevgeny Zinichev vdiq gjatë një stërvitje stërvitore në Arktik. 55-vjeçari Zinichev, i cili kishte drejtuar Ministrinë e Urgjencave të profilit të lartë që nga viti 2018, vdiq ndërsa shpëtoi jetën e të tjerëve.

Zinichev u hodh në ujë për të shpëtuar një kameraman dhe të dy u përplasën me në një shkëmb dhe gjetën vdekjen.

Ministri ishte në Arktik për të mbikëqyrur stërvitjet në shkallë të gjerë dhe vizitoi po ashtu vendin ku po ndërtohej një stacioni të ri zjarrfikës në Norilsk.

Para se të bëhej ministër, Zinichev ishte ushtrues i detyrës së Guvernatorit rajonal të Kaliningradit. Ai ka shërbyer më parë si një truprojë dhe ndihmës personal i Presidentit Vladimir Putin.

Klan News