Vdes në aksident 25-vjeçarja, qytetarët: Përballemi çdo ditë me rrezikun



Vdes në aksident 25-vjeçarja, qytetarët: Përballemi çdo ditë me rrezikun

18:56 08/02/2021

“Prapa krahëve të mi është vendi ku një 25-vjeçare u aksidentua për vdekje mëngjesin e kësaj të hëne. Ajo po qëndronte në këtë kah të rrugës për të kaluar në kahun tjetër, kur një makinë e përplasi atë për vdekje”.

Dëshmitarët jashtë kamerave tregojnë se e reja po përpiqej të kalonte rrugën, edhe pse pak metra më tej është mbikalimi. Në një vëzhgim të bërë nga Klan News, shikohet qartë se si qytetarët Kamzës i shmangin këto mbikalime për të kaluar në anën tjetër të rrugës.

E ndërsa kur i pyet ata tregohen indiferentë. Por ka edhe nga ata të paktë qytetarë që e respektojnë. E ndërsa shoferët fajësojnë këmbësorët, ata thonë se duhet të ketë më shumë masa në këtë aks.

Shpesh herë nga ekspertët ky aks është cilësuar si njollë e zezë për shkak të rrezikshmërisë në të cilën mbart. Por edhe sjella e këmbësorëve është kthyer në një problem shqetësues në të cilët jo pak raste kanë qenë shkaktarët kryesore të aksidenteve.

Klan News







Të ngjashme