Valéry Giscard d’Estaing, presidenti i Francës nga 1974 deri në 1981, ka ndërruar jetë sot në moshën 94 vjeç. Raportohet se ai vdiq nga ndërlikimet nga koronavirusi, në banesën e tij në Francë.

Giscard d’Estaing ishte një politikan i qendrës së djathtë, pro-Evropës, po ashtu gjatë viteve që qeverisi liberalizoi ligjet mbi divorcin, abortin dhe çështjeve të tjera që ishin shumë delitake për kohën.

Presidenti Emmanuel Macron tha se gjatë kohës që në pushtet ka qenë ish-Presidenti i ndjerë Franca është transformuar shumë. “Një shërbëtor i shtetit, një politikan i përparimit dhe lirisë, vdekja e tij ka zhytur në zi kombin francez”, u shpreh Macron.

Familja e presidentit të ndjerë tha se funerali i tij do të bëhej në një ceremoni private, duke respektuar dhe masat kundër COVID-19.

Karriera Giscard d’Estaing

Giscard d’Estaing pëlqente të portretizonte veten si plaku i madh i politikës franceze. Si një nga presidentët më të rinj të Francës, pasi ishte 48 vjeç kur mori në pushtet, ai vijoi një karrierë të gjatë në politikë.

Ai nuk arriti kurrë që të fitonte popullariet dhe u detyra të largohej nga zyra pas një presioni të madh nga opozita. Po ashtu ai u përfshi në një skandal, pasi mbështeti një diktator afrikan të korruptuar.

Valéry Marie René Georges Giscard d’Estaing lindi më 2 shkurt 1926 në Koblenz. Babai i tij ishte një nëpunës civil i cili punonte për forcat pushtuese franceze, ndërsa nëna e tij ishte me origjinë nga mbreti Louis XV i Francës./tvklan.al