Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Sipas një njoftimi nga Policia e Vlorës bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Automjeti tip Passat, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka ndërruar jetë“, njofton Policia.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al