“Bonus qiraje deri në rindërtimin e shtëpive”

Nga Baldushku, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkoi bashkëpunimin e opozitës për të dhënë alternativën e tyre për votimin e emigrantëve.

“Sa të jemi në krye të këtij vendi do vazhdojmë të promovojmë të drejtat e emigrantëve. E kemi ofruar një alternativë për votën e emigrantëve, KQZ-ja po e shqyrton. Jemi gati të pranojmë çdo gjë që thotë opozita. Nëse e duan me votim në ambasada, e bëjmë atje. Nëse e duan nëpër njësitë bashkiake, jemi gati ta pranojmë edhe atë. Nëse e duan me postë, e bëjmë me postë. Nëse e duan me celular apo me internet, apo e-albania. Edhe shokëve në emigrim t’u themi që s’i kemi harruar premtimet. Na duhet që pala tjetër të bjerë dakord, si të duan ata. Ne nuk kemi frikë nga votat”.

Teksa i dorëzoi çelësat e banesës së rindërtuar familjes Shabanja, kryebashkiaku Veliaj tha se edhe familjet e tjera do të vijojnë të trajtohen me bonus qiraje deri sa të futen në shtëpinë e re.

“Në Baldushk dhe në zona të tjera si Ndroqi, Peza, Zallherri po aplikojmë parimin e lagjes së qendërzuar. Familjet do t’i mbajnë tokat e tyre, askush nuk humbet ato, as bagëtitë e imta, as produktet bujqësore, askush nuk e humbet investimin”.

Sipas kryebashkiakut, projekti i rindërtimit është një mundësi për të afruar me shume familjet pranë shërbimeve të ndryshme.

Tv Klan