Veliaj: Nisim rindërtimin e shtëpive të Nëntorit



Veliaj: Nisim rindërtimin e shtëpive të Nëntorit

16:02 23/06/2020

Bashkia thirrje qytetarëve që të kryejnë riparimet gjatë verës

Pas përfundimit të rindërtimit dhe rikonstruksionit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i Shtatorit të vitit të shkuar, Bashkia e Tiranës ka nisur punën edhe për banesat që u shkatërruan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se po punohet me ritme të shpejta në mënyrë që një pjesë e mirë e këtyre shtëpive të jenë gati para dimrit të ardhshëm.

“Jam i lumtur që kemi mbaruar të gjitha shtëpitë e tërmetit të Shtatorit. Tani do të nisim me rindërtimin e shtëpive të Nëntorit me të njëjtën cilësi dhe shpejtësi me të cilën ndërtuam shtëpitë e Shtatorit. Ndërkohë, lajmi i mirë është se kemi kaluar pagesat për DS1, DS2 dhe DS3”.

Situata e tërmetit dhe pandemisë, tha Veliaj, ka bërë që Shtabi i Emergjencave të përgatitet për çdo lloj situate për të ndihmuar familjet në nevojë.

“Kemi 1000 paketa ushqimore 1-mujore, në një vit kur zbuluam se ishte shumë e rëndësishme të ishim të përgatitur, duke menduar më të keqen. Në këto 100 vite të Tiranës kryeqytet kemi parë ditë të shkëlqyera, siç kemi parë që gjëra që nuk kishin ndodhur në 100 vjet, na ndodhën në 10 muaj si tërmeti apo pandemi”.

Pas dhënies së dëmshpërblimeve cash, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi nga qytetarët që të kryejnë riparimet ë shtëpive gjatë periudhës Korrik-Gusht.

Tv Klan




Të ngjashme