“Sot duhet të strehojmë familjet e dëmtuara nga tërmeti”

3 familje të tjera në Farkë kanë hyrë në shtëpitë e rindërtuara pas shembjes nga tërmeti i 26 Nëntorit. Vizita e parë iu bë nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili edhe këtë herë zgjodhi të flasë për akuzat e opozitës dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Të mbarojë njëherë rindërtimi i të gjitha shtëpive të tërmetit, pastaj vila e pestë e Lulit sepse ai ka ku fle! Në politikë garon për të marrë pushtetin, jo si qëllim, por si mjet për të ndihmuar njerëzit. Për mua, përkufizimi i politikës është të angazhosh qeverinë, parlamentin, njësitë administrative dhe bashkitë, si instrumente për të rindërtuar shtëpitë e tërmetit, të ndihmosh njerëzit, të sjellësh vaksinën. Kurse politika për të pasuruar kunatin dhe për t’i shtuar vetes vilat, apo të vësh gjoba, është politikë e diskretituar”.

Veliaj tha se procesi i rindërtimit do të vazhdojë në të gjithë Tiranën.

Tv Klan