Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se është arrestuar 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

“Pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës”, njofton Polica.

Më tej mësohet se i riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta./tvklan.al