Emrin “Trump” e mbajnë hotele shumëkatëshe, kulla me zyra dhe vendpushime golfi.

Tani këtë emër e mban një vendbanim i vogël hebre, Bruchim, në lartësitë Golan. Në atë vendbanim jetojnë rreth 10 vetë.

Kabineti izraelit vendosi t’i verë venndbanimit emrin e zotit Trump, si falenderim ndaj Presidentit amerikan për njohjen e sovranitetit të Izraelit në lartësitë Golan, një territor që Izraeli ja mori Sirisë në luftën 6-ditore të vitit 1967 dhe e aneksoi atë në vitin 1981.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se: “Lartësitë Golan kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e pandashme e vendit tonë”.

Zyrtarët izraelitë shpresojnë që emri i ri i vendbanimit Trump do t’i sjellë zhvillim të ri lartësive Golan.

Presidenti Trump, i cili festoi të premten 73- vjetorin e lindjes, shkroi në Twitter: “Faleminderit Kryeministrit Netanjahu dhe Shtetit të Izraelit për këtë nder të madh”. Por ligjvënësi i opozitës Zvi Hauser e cilësoi vendimin e qeverisë izraelite si një marifet me pak vlerë, pjesë e politikave të marrëdhënieve me publikun. “Nuk ekzistojnë financime, plane dhe as vendndodhje”, tha ai./VOA