Ekziston një vend në Tokë ku nuk ka jetë. Behet fjalë për një zonë mjaft agresive në Etiopi, burimet gjeotermale të Dallol, ku është vërtetuar se nuk ka asnjë lloj mikroorganizmi në jetë në këto ujëra. Pra, prezenca e ujit, nuk është domosdoshmërisht sinonim i jetës.

Deri më sot një hipotezë pohonte se edhe në kushte ekstreme, ekzistojnë koloni primitive mikroorganizmash që arrijnë të përshtaten me mjedisin ekstrem dhe të mbijetojnë.

Por pas analizave në terren në Dallol, që ndodhet në kraterin e një vullkani, ujërat e të cilit kanë shumë acide, të pasura me kripëra dhe shpërthime gazrash toksikë rezultoi se aty nuk ka asnjë gjurmë jete, qoftë edhe të një mikroorganizmi. Pra këto ujëra janë sterile.

Shkencëtarët shprehen se ky zbulim është mjaft i rëndësishëm për shkencën, sepse do të thotë se edhe në planetë të tjerë prezenca e ujit nuk përkthehet automatikisht se aty mund të ekzistojnë forma jete.

Klan Plus