Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin në Itali të Nazer Seitit, i njohur si “financieri” i grupit të Habilajve. 

Seiti ndodhet aktualisht në burgun 313, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.  Ai u kap në Babicë të Vlorës me 19 tetor të këtij viti, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth afërsisht 4 ton kanabis.

Por pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij në Itali, prioritet kanë hetimet dhe gjykimi për llogari të autoriteteve shqiptare. Avokati i Seitit, Detar Hysi tha për Televizionin Klan se do t’i drejtohet me një memo Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të pushuar procedimin në vendin tonë dhe për të lejuar ekstradimin e Seitit në Itali për një proces të paanshëm dhe të drejtë. Për këtë shkak Hysi, pohoi se.

Seiti, është nën hetimin e prokurorisë së Katanias, e cila ka dhënë për të masën e arrestit me burg. Para pak ditësh “Meridio News” raportoi se në përfundim të gjykimit për grupin e Habilajve, Prokuroria e Katanias ngriti akuza për 15 të pandehur, 3 shqiptarë dhe 12 italianë.

Në listë nuk ishte i përfshirë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i dyshuar si bashkëpunëtor i këtij grupi.

Tv Klan