Pas qëndrimit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetues, teksa shprehej se pezullimi tregoi që presidenti dëshironte të ushtronte fuqinë e tij emëruese që i jep Kushtetuta dhe kjo është konfirmuar nga emërimi i kandidatit të tij menjëherë pas përzgjedhjes së një emri nga Parlamenti, ka reaguar Presidenca.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016. Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato”, thuhet në reagimin e saj.

Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final..

“I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike. Për presidentin Meta, kushtetuta është e paprekshme dhe ligji më i lartë në republikën e Shqipërisë”. /tvklan.al