Aktivistët kërkojnë nga qeveria që kroçerët e mëdha të mos ankorohen në qendrën historike

Qindra njerëz me anije të vogla u mblodhën në qendrën historike të Venecias duke protestuar për largimin e kroçeres së parë me turistë e cila u largua nga vendi qëkur kufizimet e Covid-19 u lehtësuan.

Ata mbanin në duar flamuj me mbishkrimit “Nuk ka anije të mëdha” rrethuan kroçeren e madhe MSC me 92,000 ton ndërsa u nis nga porti i Venecias për në Kroaci dhe Greqi. Qytetarët janë shprehur se kjo duhet ndaluar pasi po shkatërron qytetin , duke e ndotur atë .

Por autoritetet portuale, punëtorët dhe qeveria e qytetit mirëpritën largimin e kroçeres, duke e parë atë si një simbol të rigjallërimit të turizimit pas krizës s që goditi rëndë industrinë e lundrimit dhe sektorin e gjerë të udhëtimeve.

“Ne jemi të lumtur që jemi përsëri që motorët e turizmit u rindezën. Ne kujdesemi shumë për Venecian dhe kemi kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të menaxhueshme për anijet për shumë vite”.

Disa banorë u kanë kërkuar qeverisë për vite me radhë që të ndalojnë anijet e mëdha të lundrimit dhe anije të tjera të mëdha të kalojnë përmes lagunës dhe të vendosen jo shumë larg sheshit të famshëm të Shën Markut.

Aktivistët shqetësohen për sigurinë dhe mjedisin, duke përfshirë ndotjen dhe erozionin nënujor në një qytet tashmë në rrezik nga ngritja e ujërave të detit. Qeveria e Italisë vendosi në prill që anijet e lundrimit dhe kontejnerët nuk duhet të hyjnë në qendrën historike të Venecias, por përkundrazi të ankorohen diku tjetër. Por ndalimi nuk do të hyjë në fuqi derisa të përfundojnë tenderat për ndërtimin e tyre. Një pjesë e trafikut mund të devijohet në portin e afërt të Marghera duke filluar nga viti i ardhshëm.

Kroçera e madhe MSC mund të transportojë mbi 3,000 pasagjerë dhe 1,000 ekuipazh, por për këtë udhëtim do të lundrojë me vetëm gjysmën e kapacitetit për shkak të rregullave të distancës sociale COVID-19. Biznesi i lundrimit përfaqëson më shumë se 3% të PBB-së së Venecias.

Klan News